Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka bërë të ditur se një familje shqiptare ka lënë Gazën.
Me anë të një postimi në Facebook, Hasani bëri të ditur se ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri po vazhdojnë, shkruan Arbresh.info.
“Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës. Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.”, shkroi ai.
Tutje ministri Hasani I ka shprehur mirënjohje autoriteteve të Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin.
“Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, Organizatën Ndërkombëtare për Migracinonin (IOM) dhe Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERRC) për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.”, përfundoi Hasani./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...