Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, nis të martën vizitën e tij zyrtare në Hungari, vend i cili merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti.
Ministri Hasani do të takohet me homologun hungarez Péter Szijjártó, me të cilin do të diskutohet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira midis Shqipërisë dhe Hungarisë, ku spikasin lidhjet historike midis dy popujve, që në periudhën e prijësve Skënderbeu dhe János Hunyadi.
Në vijim të ftesës së Ministrit Szijjártó për vizitë zyrtare në Budapest, kjo vizitë pritet t’i japë shtysë të mëtejshme dialogut politik dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Hungarisë.
Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë dy marrëveshje në fushën e arsimit të lartë dhe në fushën e diplomacisë.
Gjatë qëndrimit në Budapest, Ministri Hasani do të marrë pjesë edhe në Forumin e Budapestit për Ballkanin, si dhe do të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Hungarisë, mbi këndvështrimin e Shqipërisë për të ardhmen e afërt të Ballkanit Perëndimor./rtsh.al/
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...