Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, priti sot në një takim kryetarin e Komitetit të Harmonizimit të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Turqisë, Burhan Kayatürk.
Fokusi i bisedimeve mes ministrit Hasani dhe Kayatürk ishte angazhimi i Shqipërisë në avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian përmes reformave të ndërmarra dhe negociatave intensive me institucionet e BE-së.
Gjatë bashkëbisedimit të dy palët theksuan Partneritetin Strategjik gjithëpërfshirës dhe lidhjet e forta midis Shqipërisë dhe Turqisë, të cilat sipas ministrit Hasani “janë rritur dhe forcuar në mënyrë konstante, një fakt që ndikon jo vetëm tek dy palët, por gjithashtu ka një kontribut të rëndësishëm në paqen dhe prosperitetin në rajon, si dhe në rrugëtimin evropian të dy vendeve tona”./atsh
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...