Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasnai, pohon se hapja e Aeroportit të Kucovës si bazë ajrore e NATO-s, është mënyra më e mirë për të festuar 15 vjetorin ë anëtarësimit të shtetit shqiptar në këtë organizatë.
“Hapja e Aeroportit të Kuçovës si bazë ajrore e NATO-s, shënon një tjetër kontribut të rëndësishëm të Shqipërisë ?? në sigurinë rajonale dhe euroatlantike.Me investime të tjera strategjike, kjo bazë ajrore do të rrisë lëvizshmërinë dhe aksesin e Aleancës në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Kjo është mënyra më e mirë për të festuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO”, shkruan Hasani në Facebook.


Ndryshe, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e kësaj bazë ajrore të NATO-s në Kuçovë si një mesazh për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë dhe në rajon. Begaj tha se kjo shënon një kapitull të ri në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë dhe bashkëpunimit me aleatët.
Ky investim tha Begaj, tregon se Shqipëria ka një rëndësi strategjike për aleancën./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Baza e NATO-s në Kuçovë, Begaj: Banjska tregoi sa e brishtë është siguria në rajon
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës