USAID në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Shoqatën Shqiptare të Vajit të Ullirit dhe AAC-Lushnja, do të organizojnë më 10 maj Ditën Kombëtare të Vajit të Ullirit, në sheshin kreativ tek Pazari i Ri, në Tiranë.
Gjatë kësaj dite do të organizohen aktivitete të shumta me qëllim promovimin e vajit të ullirit të prodhuar në Shqipëri. Gjithashtu një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet dhe njohjes së cilësisë së vajit të ullirit nëpërmjet mënyrës së shijimit të drejtuar nga anëtarë të panelit shqiptar të shijimit.
Aktivitetet do të fillojnë me hapjen e panairit të vajit të ullirit, ku do të marrin pjesë rreth 20 kompani përpunuese të ullirit për vaj nga i gjithë vendi.
Ndërsa do të zhvillohen aktivitete të ndryshme argëtuese dhe do të ndahen çmime për Konkursin XIII të vajit të ullirit ekstra të virgjër.
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...