Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë hapur konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës.
Siç shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh.
“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës, Durrësit, Korçës, të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”, shkruan Rama.
Ndërtimi i stadiumeve të reja ishte një nga premtimet e qeverisë për vitin e ri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama theksoi në fillim të këtij viti, nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën./abcnews.al
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Parashikimi i motit për të premten
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së