Një e moshuar është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në qytezën e Patosit.
Viktima është shtetasja me iniciale N.M., 74 vjeç.
Forcat zjarrfikëse u deshën të hynin në ndërtesë nëpërmjet dritares në katin e tretë të pallatit 5 katesh në lagjen “1 Maji”.
Hyrja nga dera e banesës ishte e pamundur, pasi dera ishte e mbyllur nga brenda. Zjarrfikësit përdorën shkallët për të hyrë në banesë.
“Në datën 30.05.2018, rreth orës 18:35, në lagjen “1 Maji” Patos, është gjetur nga banorët e pallatit e vdekur në banesën e saj ku jetonte e vetme shtetasja N.M, 74 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia./syri.net
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...