Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa është kthyer nga Roma në Tiranë, ndërsa po shoqërohet nga Policia drejt shtëpisë së saj në “Kodra e Diellit”.
SPAK ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie” për veprat penale korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
“Vjen nga Roma në Aeroportin e Rinasit, ku sipas informacioneve që kemi në të ndodhet dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt. Pritet që agjentët e BKH dhe Policia t’i njoftojnë masën e sigurisë atë të arrestit në shtëpi të caktuar nga gjykata. Nuk është bërë fillimisht ekzekutimit i kësaj mase për shkak të udhëtimit të saj në Romë. Pritet t’i komunikohet masa dhe më pas pritet të udhëtojë drejt shtëpisë së saj në “Kodrën e Diellit”, raportoi ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Veliaj u shoqërua nga punonjës të policisë së shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga Bashkia e Tiranës në drejtim të policisë, ku do të qëndrojë i izoluar derisa të dalë përballë gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë qe iu caktua në mungesë./abcnews.al
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...