Qeveria greke shtyu deri me datë 14 shtator masat shtrënguese në kufijtë e saj me Shqipërinë. Vendimi u njoftua të premten e 28 gushtit nga Ministria greke e Mbrojtjes Civile.
Sipas vendimit të autoriteteve greke nuk do të lejohet të lëvizin drejt Greqisë shtetasit shqiptarë me pasaporta shqiptare për qëllime turistike. Në kufi lejohet të lëvizin emigrantët me lejeqëndrimi në Greqi, ata që kanë siguruar nështetësinë greke dhe te gjithë personat që hyjnë në Greqi pas marrjes se lejës përkatëse për nevoja profesionale absolutisht të domosdoshme.
Në pikën kufitare të Kakavijës, lejohet hyrja me kalimin ditor prej 750 personash dhe në pikën e Kapshticës, me kufizim ditor prej 300 personash, nga ora 6 e mëngjesitderi deri në orën 24 të mbrëmjes. Për ë gjithë ata që hyjnë në Greqi kërkohet prova e testit negativ i COVID 19 me metodën PCR brenda 72 orëve të fundit para mbërritjes, i kryer në një autoritet shëndetësor shqiptar të çertifikuar dhe i pëkthyer në gjuhën angleze. Po kështu për çdo udhëtar kërkohet formulari i udhëtimit i cili sigurohet në internet./ VOA
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale