Një subjekt ka rënë pre e vjedhjes rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në Patos, Fier. Burime për RTV Ora bënë me dije se subjekti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale M.K.
Ai ka treguar se autorët kanë vjedhur rreth 2800 euro, 60 000 lekë të reja, si dhe dy automjeteve të tipit “Audi” dhe “Range Rover”.
Gjithashtu në subjekt gjatë plaçkitjes autorët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë pas ngjarjes shtetasi në fjalë ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konflikt të mëparshëm.
Mendohet se autorët mund të kenë qenë më shumë se dy, ndërsa tashmë janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë dhe nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...