Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Shqipëri, gjegjësisht në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij, siç raporton BalkanWeb.
Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.
Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së