Arrestohet në flagrancë një shtetas. Sekuestrohen 7 pako me 16 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, më datë 07.02.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.B., 58 vjeç, banues në Skrapar.
Arrestimi i këtij shtetasi i bë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K.B., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,
7 pako të mbështjella me letër natribani me peshë 16 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal./Arbresh.info/

Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...