Gjyqtari Durim Kadiu ka humbur betejën me koronavirusin, pas disa javësh i infektuar nga virusi. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Kastriot Dervishi i cili shkruan se nuk mund ta besojë vdekjen e mikut të tij. Një mesazh ngushëllimi ka shkruar edhe Gjykata e Lartë që thekson se ndarja e tij nga jeta ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij në Gjykatën e Lartë.
“Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë. Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.”, thuhet në postimin e Gjykatës në rrjetin social Facebook.

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje