Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtaren Alda Klosin. Aktualisht kjo e fundit i ndodhet e shtruar në Qendrën Spitalore (QSUT) për shkak të problemeve shëndetësore.
Më herët, në ambientet e spitalit në QSUT-së u paraqit dhe avokati Klosit, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, për procedurat e ndjekura në këto raste.
Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi. Kujtojmë që ajo doli zbuluar nga pastruesja e shtëpisë, Rozeta Dodi e cila vodhi në banesën e saj plot 120 mijë euro dhe bizhuteri floriri.
Mësohet se Klosi është arrestuar me 3 shkurt pas një dëshmie që ka dhënë në polici ish-pastruesja e saj, Rozeta Dodi. Klosi dëshmoi në prokurori se paratë e vjedhura nuk kanë qenë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj.
Pjesë nga dëshmia e Alda Klosit para hetuesve:
I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. /Telegrafi/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit