Gjykata e Gjirokastrës ka konfirmuar sot mandatin e Luiza Mandit në krye të Bashkisë Libohovë.
Balkanweb raporton se vendimi është dhënë paraditen e sotme nga gjyqtarja Blerta Çibuku.
Në zgjedhje te 30 qershorit, Mandi është shpallur fituese me 1275 vota të vlefshme nga 1369 të hedhura më kuti.
Ndërkohë nesër Kolegji Zgjedhor pritet të marrë vendim për Këshillin Bashkiak të Libohovës, shumicën e të cilit e ka Partia Socialiste.
Bindja Demokratike e Astrit Patozit ka marrë një këshilltar, ndërsa Demokracia Sociale e Paskal Milos ka marrë dy këshilltarë.
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...
E enjtja me vranësira dhe reshje lokale shiu në orët e pasdi...