Pas zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni, Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferit.
Kreu i shtetit shqiptar shprehet se gjuha shqipe ka zënë vendin e merituar, ndërsa këtë arritje e konsideron si historike dhe kuptimplotë për shqiptarët dhe për të gjithë kombësitë e tjera që jetojnë në territorin e shtetit fqinj.
“Ju përgëzoj përzemërsisht për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve . Gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni. Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët. Arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive në Maqedoni
Një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Shqiptarët në Maqedoni, gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike. Shqiptarët në Maqedoni demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv. Vlerësoj jashtëzakonisht rolin e z.Xhaferi në këtë drejtim, I bëtë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Urime për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit”, thuhet në mesazh.
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...