Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim ditën e sotme me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.
Gjatë diskutimeve janë grumbulluar qytetarët duke diskutuar problematikat, ndërsa sakaq ka mbërritur edhe policia.
Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, teksa kanë kërcënuar Kryemadhin për vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës në ambiente publike. Transparente është treguar kryetarja e LSI, e cila me tone të larta ka terguar të dhënat e saj.
“Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, dëgjohet kryetarja e LSI.
Kryemadhi shkroi në fletën e gjobës “Më 25 prill do t’i çjerrim maskën Edi Ramës! Shqipëria e shqiptarëve!“
Ajo ka firmosur gjobën e caktuar nga Policia, ndërkohë që ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit./Ora news/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...