Një emigrant sirian është gjetur i vdekur në Devoll të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë.
Burime bëjnë me dije se emigranti i paligjshëm, është gjetur gjatë patrullimeve të policisë dhe Frontex, në fshatin Trestenik të Devollit.
Sipas të dhënave, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta.
Viktima dyshohet të jetë i moshës 40-45 vjeç, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin e tij si edhe përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore./tch
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...
Shaqiri i pranishëm në ndeshjen Kosovë – Turqi