Një tjetër laborator kanabisi është zbuluar gjatë natës. Bëhet e ditur se këtë herë laboratori i kanabisit është zbuluar në një pallat në lagjen “Kastriot” të Fierit.
Burime nga policia thanë se, dy katet e një pallati të ri ishin kthyer në një serë për rritjen e kanabisit.
Por si u zbulua ky laborator? Nga faturat e energjisë që shkonin deri në 3 milionë lekë të vjetra. Kjo gjë ka shkaktuar edhe dyshimet duke sjellë edhe kontrollin e policisë.
Dyshimet janë që aty të jenë gjetur mijëra rrënjë kanabisi të mbjella./albeu.com
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...