Një 18-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Korçë.
Policia bën me dije se trupi i pajetë i 18-vjeçarit është konstatuar rreth orës 03:50 në një trotuar në lagjen nr. 17.
Dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e pije alkoolike dhe mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati.
Policia bëri me dije gjithashtu se 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë të një pallati në Korçë.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë./rtsh.al/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116