Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”.
Akti i rëndë duket se ka ndodhur para syve të nënës së tij, dhe ishte pikërisht ajo që njoftoi edhe policinë.
Por, si duket Myftaraj ka qenë i diagnostikuar me tumor në tru.
Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë se si pasojë e tumorit, gazetari do të ndërronte jetë gjithsesi, transmeton abcnews.
Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori.
“I shkreti Kastriot , vuante nga nje tumor ne tru, qe do vdiste, gjithsesi. Per sa i perket aktit, ka te beje me problemet psiqike qe krijon tumorri. Nuk di si ka qene si gazetar, por ne neurokirurgji ku ka qene i shtruar ishte zoteri dhe shume falenderues per personelin e spitalit,” tregon mjekia.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...