Dy të moshuar në Shkodër janë terrorizuar mbrëmjen e sotme, kur dy persona të armatosur kanë mësyrë në shtëpinë e tyre të armatosur dhe kanë kthyer banesën ‘përmbys’ në kërkim të djalit të çiftit.
Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në Bushat, ku personat e armatosur kanë kërcënuar dy bashkëshortët e moshuar dhe iu kanë kërkuar të tregojnë se ku fshihej djali i tyre. Dy të moshuarit nuk e kanë ditur dhe pasi kanë kontrolluar shtëpinë, autorët janë larguar.
Personi që kërkohej nga dy autorët, kishte dalë nga burgu prej pak kohësh. Policia nuk ka dhënë ende emra por është vënë në ndjekje të dy personave të armatosur dhe të rrezikshëm.
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve