Pas më shumë se dy muajsh, kjo është fundjava e parë pa kufizime, që në mes të muajit mars, kur në vendin tonë rezultoi personi i parë pozitiv me covid-19. Kjo e shtunë dhe e diel do të jenë si ditë normale, ku do të mund të dalin të gjithë qytetarët dhe pa kufizime oraresh.
Ndërkohë edhe bizneset do të jenë të gjitha të hapura pa asnjë kufizim, si dhe lokalet e restorantet. I vetmi kufizim do të jetë lëvizja e qytetarëve nga zonat e kuqe në zonat e gjelbra, deri të hënën e 1 qershorit, kur do të hiqet edhe ky kufizim.
Ndërkohë, duke filluar nga 1 qershori do të hapen edhe kufijtë tokësorë me vendet fqinje, çerdhet e kopshtet, kampionatet sportive pa praninë e publikut, parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat sipas protokolleve të sigurisë.
Prej 1 qershorit edhe plazhet do të hapen, por vetëm për hotelierët, ndërsa për të gjithë qytetarët nga data 6. Mbetet ende mbyllur transporti publik, për të cilin po hartohet një protokoll i veçantë me Ministrinë e Transporteve./TCH

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...