Federata Shqiptare e Futbolli i ka dërguar letër falënderimi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për përmbushjen e suksesshme të detyrave funksionale nga punonjësit e Policisë që garantuan rend dhe siguri publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Shqipëri-Serbi”.
“Kjo ndeshje përbënte një sfidë të jashtëzakonshme përsa i përket aspektit të sigurisë dhe menaxhimit të flukseve të tifozëve, e cila u përballua me përkushtim dhe kompetencë të lartë nga të gjitha strukturat e angazhuara: Policia e Rendit, Policia Rrugore, forcat RENEA, Njësitë e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe strukturat inteligjente e ato mbështetëse. Puna juaj dhe e trupave nën drejtimin tuaj garantoi zhvillimin e një eventi të sigurt, dinjitoz dhe të suksesshëm, duke treguar edhe një herë rolin thelbësor të Policisë së Shtetit në mbështetje të ngjarjeve me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhej në letrën e fëlnderimit, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të garantuar parametrat e sigurisë gjatë aktiviteteve ndërkombëtare, me ndikim të madh dhe të drejtpërdrejtë te imazhi i vendit”.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...