Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë ndryshim në shkallën e demokracisë krahasuar me vitin e kaluar.
Në vlerësimin që nis nga njëshi deri tek shtata, ku një është nota më e lartë, vendi ynë edhe në raportin e fundit vjetor të Freedom House merr 4,14 pikë, njësoj si vjet. Kosova ndërkohë ka shënuar një përparim të lehtë, e më lartë vlerësohet edhe Mali i Zi.
Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshin disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediet e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik dhe pavarësinë e drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit.
Shqipëria ishte në udhëkryq në vitin 2016 e detyruar të zgjidhte mes trashëgimisë së korrupsionit e krimit të organizuar dhe një shkëputjeje radikale e ngritjen në nivelin e aspiratave të popullit për një shtet që përmbush standardet e Bashkimit Europian.
Më 22 korrik, pas 18 muajsh punë teknike intensive dhe negociatash të vështira politike, Parlamenti shqiptare miratoi me votë unanime një sërë amendamentesh kushtetuese të reformës në drejtësi, kujton organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara.
Ajo prek dhe çështjen e lëndëve narkotike dhe thotë se, pavarësisht aksioneve policore, finacuesit dhe trafikantët arritën t’i shtrijnë plantacionet e kanabisit në të gjithë vendin, duke përfituar nga varfëria e fshatarëve dhe zyrtarët e korruptuar shtetërorë.
Problemi, sipas Freedom House, duket i rrënjosur thellë në ekonominë e dobët të vendit, papunësinë e të rinjve dhe korrupsionin.
Shqetësimet e hershme elektorale, si akuzat për blerje vote apo dhunë, u përsëritën vitin e kaluar në dy zgjedhje lokale, në Dibër e Kolonjë.
Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen në 18 qershor dhe do të jenë një test vendimtar i ligjit të dekriminalizimit, të miratuar dhjetorin e 2015-s, vijon raporti i FH. Sa për sektorin mediatik, ai konsiderohet se gjatë 2016-s është përballur me presione politike.
Shoqëria civile shqiptare ndërkohë po përjeton një rizgjim, sipas Freedom House. “Lëvizjet qytetare, aktivistët, aktivteti në rrjetet sociale, shoqatat e biznesit, inciaitivat ad hoc dhe njerëz të thjeshtë u bënë më aktivë e të zëshëm për probleme të ndryshme sociale, ekonomike dhe politike”, vijon raporti.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...