Një sasi prej 117 fara të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa, janë sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
Në pranga ka përfunduar Marion Alain Anastasia Coudair 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë.
Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale farat e lëndës narkotike.
Kjo shtetase u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...
Carvajal dhe Real Madrid afër ndarjes
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...