“Kur u treguam miqve dhe familjarëve se po shkonim ne Shqipëri për pushime verore, të gjithë e bënë pyetjen e njëjtë: “përse Shqipëria”?”, kjo është hyrja që i ka bërë tekstit fotografi amerikan Michael Jurick.
Pas vizitës që kishte pasur për disa ditë në Shqipëri bashkë me familjen e tij, Jurick ka shkruar një shkrim për të gjitha vendet që kishte vizituar.
“Pasi që t’i shohësh këto fotografi dhe të lexosh rrëfimin, do të gjesh përgjigjet e të gjitha pyetjeve”, vazhdon tutje Jurick në shkrimin e tij.
Ai, thotë se Shqipëria është një xhevahir i mrekullueshëm i rivierës jugore të Evropës Lindore.
Jurick e nis rrëfimin me fotografinë e vajzës së tij, Eden.
“E bukur e pastër dhe me shpirt, për mua kjo është Shqipëria”, shkruan fotografi.
“Riviera shqiptare ishte më e mrekullueshmja në udhëtimin tonë. Teksa udhëtuam nga Vlora në Llogora e në Himarë na përcillnin pamje tunduese”, vazhdon tutje Jurick.
Në këtë link mund të shihni shkrimin e tij të plotë bashkë me dhjetëra fotografi





– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/fotografi-amerikan-shqiperia-xhevahiri-i-fshehet-i-evropes-51482/#sthash.ikDUW4mS.dpuf
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt