Ishte vetëm në shtëpi me gjyshin kur doli në kopsht për të lozur me dy qentë e familjes, por dy qentë pitbull e sulmuan duke e vrarë.
Kështu një vajzë shqiptare vetëm 13-muajshe gjeti vdekjen në Flero të Bresciano, Itali, e shqyer nga dy qentë e shtëpisë.
Tentativat e gjyshit rezultuan të kota, pasi edhe ai u kafshua nga qentë në tentativë për të mbrojtur të voglën Victoria, e cila gjeti vdekjen për shkak të plagëve të marra në kokë.
Gjyshi i vogëlushes së ndjerë, pas ngjarjes së ndodhur këtë të diel është vënë nën hetim.
Nëna e vogëlushes një vajzë 22-vjeçare italiane nuk ishte në shtëpi në momentin që ndodhi ngjarja, ndërkohë babai i vogëlushes me origjinë shqiptare, punon në Gjermani, ku u transferua para disa muajsh, pasi humbi punën në Itali.
Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhi ngjarja tragjike iu desh të përballej me dy pitbullët, të cilët nuk i lejonin të hynin brenda. Më pas mbërriti edhe nëna e foshnjës, e cila në gjendje shoku u dërgua në spital.
Prokuroria e Brescia ka regjistruar një procedim penal ndaj gjyshit nga ana e babait të të voglës me moshë 63-vjeçare, për mungesë kontrolli.
Aktualisht ii ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra nga kafshimet e dy qenve, teksa tentonte të shpëtonte mbesën.
“Vetëm babai i vogëlushes dinte t’i mbante nën kontroll dy qentë”, thonë fqinjët e familjes. /noa.a/
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...