Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e NATO-s.
Kështu bëri të ditur, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Anija e dytë që është dërguar në këto operacione e që do të patrullojë në Mesdhe quhet Butrinti.
“Pas anijes Lissus në detin Egje, marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe në kuadër të operacionit FOCOPS edhe me anijen Butrinti. Ekuipazhi shqiptar do të kryejë detyra speciale nën Komandën e Forcave Detare të NATO-s për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm”, ka shkruar Peleshi./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë