Në ditët e para të gushtit ka pasur fluks udhëtarësh në Portin e Vlorës.
Një numër i madh emigrantësh, që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë familjeve, kanë populluar portin e jugut.
Prej 21 korrikut, në Portin e Vlorës operojnë dy tragete të linjës Brindisi-Vlorë, ndërsa Kapiteneria e Portit njofton se po punohet me 8 sportele për të evituar radhët dhe për përpunimin sa më shpejt të dokumentacionit.
Pasagjerët ankohen për çmim të rritur të biletës dhe për kushte jo të mira në traget.
Këtë të premte në Vlorë, nga tragetet e linjës kanë zbritur 1.200 udhëtarë, nga të cilët 500 prej tyre ishin shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si destinacion të pushimeve të tyre. Vetëm gjatë korrikut, në këtë port kanë mbërritur 15 mijë udhëtarë./Top Channel
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...