Fluksi vazhdon të jetë në rritje gjatë këtyre ditëve në kufirin e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
Vetëm në orët e para të së shtunës rreth 8 mijë persona janë futur në Shqipëri. Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas nga Kosova dhe turistë nga vendet e rajonit.
“Jam nga Shkupi dhe bashkë me familjen time po shkojmë në Durrës, më sakte në Golem. Aty pushojmë prej tre vitesh. Është vend shumë i mirë e na pëlqen. Sigurisht që është edhe i lirë për nga ana ekonomike. Do te mbetet i preferuar jo vetëm për familjen time por edhe për shume maqedonas”.
Edhe në drejtim të Kosovës ka pasur fluks të lartë. Është piku i kthimit të emigrantëve kosovare në familjet e tyre, ndaj në Vërmicë doganën e Kosovë ka edhe vonesa në kufi për policën e sigurimit kufitar. Koordinatori për siguracionet e kufirit Agron Berisha thotë se punohet 24 orë por fluksi është shumë i lartë.
“Vetëm gjatë korrikut shifrat e policisë kufitare flasin për më shumë se 560 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë përmes Morinit. Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet bie në sy edhe një rritje e numrit të qytetareve që dalin nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Vërmicës.”/abcnews.al
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...