Në këto ditë të festave, pika e kalimit kufitar të Kakavijës po përballet me një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e SPK Kakavijë kanë përballuar një fluks të shtuar lëvizjesh në hyrje-dalje të territorit.
Janë përpunuar gjithsej 8 886 shtetas, nga të cilët 2 864 në hyrje dhe 6 022 në dalje. Po ashtu, janë regjistruar 2 913 mjete në hyrje-dalje, konkretisht 864 mjete në hyrje dhe 2 049 mjete në dalje.
Shërbimet policore vijojnë punën për garantimin e një qarkullimi normal dhe respektimin e procedurave kufitare./rtsh
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026