Flasin dy fëmijët që e bënë shqiponjën gjatë intonimit të himnit të Serbisë: Shqipëria është krenaria jonë

15:57 | 9 Qershor 2025
D.H

Shqipëria luajti të shtunën mbrëma ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionat Botëror ndaj Serbisë.

Sfidë kjo e cila u mbyll me rezultat 0-0, ku kuqezinjtë shumë lehtë mund ta fitonin ndeshjen nëse Rey Manaj do ishte i saktë nga penalltia, shkruan Arbresh.info.

Përveç penalltisë ajo çka ra në sy tjetër ishte në fillim të ndeshjes gjatë intonimit të himnit të Serbisë, dy fëmijë u panë duke e bërë shqiponjën me duar.

Kjo i çmendi edhe më shumë mediat serbe.

Këta dy fëmijë janë që “pushtuan” mediat në Serbi janë, Alan Ramaliu dhe Glauk Troplini, të dy shtatë vjeç.

Ata rrëfyen sot në studion e “Shqipëria Live” emocionet e momentit kur vendosën të bëjnë me duar shqiponjën dykrenore, teksa shoqëronin futbollistët serbë në ndeshjen e 7 qershorit.

“Shqipëria është krenaria ime dhe unë e dua shumë vendin tim”, u shpreh Glauku.

“E bëra vetë shqiponjën, nuk më tha njeri”, tregon Alan për veprimin që u komentua si i tmerrshëm nga mediat serbe.

Këto veprimet u komentuan edhe nga familjarët e dy fëmijeve.

“Ishte krenari e madhe, unë isha në stadium dhe telefoni im u mbush me postime nga të gjithë rrjetet. Edhe reagimin e tillë nga serbët, e prisnim. Në fakt, Glauku nuk ishte fare për të dalë, qëlloi që mungoi një fëmijë tjetër. Kur doli, më pa, ma bëri me dorë, në atë moment kaloi kamera dhe bëri shqiponjën me duar”, u shpreh mamaja e Glaukut, Xhesika Gjyzeli.

“Ishte kënaqësi shumë e madhe, Alan e ka shumë qejf futbollin, e ndjek çdo ditë”, tha gjyshi i Alanit, Edmond Ramaliu.

Shqipëria ndeshjen e radhës e luan të martën me fillim nga ora 20:45 ndaj Letonisë në udhëtim./Arbresh.info

Të ngjashme