Pak ditë më parë, në plazhin e Potamit, polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila ishte duke u larë në det bashkë me babain e saj. Ilirjana Kuçana, e afërme e familjes Avdia gjatë një interviste për mediat ka deklaruar se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia.
Sipas saj, familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.
“Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme,” thotë ajo.
Më tej ajo shtoi se në prokurori do të depozitohen edhe foto e video të tjera nga ngjarja e rëndë, pasi në vendngjarje ka patur shumë dëshmitarë.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë