Që prej mbrëmjes së djeshme 11 personat e evakuuar nga fshati Valias në Kamëz, ndodhen në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcave Tokësore në Zall-Herr. Ata tregojnë frikën dhe momentin e shpëtimit nga batalioni i forcave speciale.
“Uji na mbulonte. Vetëm muret i kam, të gjitha janë përmbytur”, tregon Lavdie Tusha, banore e Valiasit.
Në merak për shtëpitë e tyre, disa prej banorëve të evakuuarve, janë rikthyer në Valias. Petrit Bushkulaj, tregon se pavarësisht barrierës me rërë që kishte ngritur, sërish uji nuk shpëtoi shumëçka në shtëpinë e tij, shkruan top channel.
“Këtë herë jemi përmbytur totalisht. Gati gjysmë metri hyri brenda”, tregon Petrit Bushkolaj, banor në Valias.
Familja e Astrit Gjanës pa si të vetmen zgjidhje ngjitjen në tarracën e katit të dyte derisa uji të zmbrapsej nga shtëpia e tij.
“Për 1-2 orë u bë tmerr. Lopën e kisha në ujë. pa drita, tmerr i paparë”, tregon Astrit Gjana banor në Valias.
Banorët e zonës së Valiasit shprehen se nuk është hera e parë që preken nga përmbytja, dikush numëron deri në 8 përmbytje nga vitet e kaluara, ku kuptohet se bashkangjitur e gjitha kjo, ka edhe një faturë financiare.
“Librat e djalit, janë lagur. Ishte mbushur vendi me ujë. Kemi qëndruar pa gjumë nga frika se mos mbytemi”, tregon Valbona Bushkolaj, banor në Valias.
Shumica prej tyre banorëve pasi kanë shpëtuar familjet dhe janë zhvendosur nëpër të afërmit e tjerë, janë rikthyer në shtëpitë e tyre për të pastruar e larguar ujin, si dhe për të parë bagëtitë./Top Channel
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën