Deti po avancon frikshëm drejt tokës në zonën e pyllit “Sodës”në Vlorë.
“Deti ka shkaktuar dëme kolosale në peisazhin e mbrojtur Vjosë- Nartë. Me qindra pemë janë rrëzuar përtokë, ndërsa vija bregdetare duket e dërrmuar si rrjedhojë e gërryerjes që vjen nga fuqia e dallgëve dhe stuhitë detare.”
Specialist i mjedisit Artjon Seferi thotë se rritja e aktivitetit të eurozionit në bregdetin ranor të Vlorës lidhet me disa faktorë.
“Në rastet e stuhive, valët e detit bëhen shumë më të forta dhe gërryejnë pjesën e rërës, duke marrë edhe pemët, dhe kjo për faktin sepse kjo zonë është vetëm nga pylli i pishës.
Zona Kunës në Lezhë rrezikon të zhduket për shkak të fenomenit, ndaj ekspertët e mjedisit kërkojnë marrjen në kohë të masave para se të jetë vonë për mushkërinë e gjelbërt e Vlorës.
“Për zonën tonë mund të bëhen diga, për parandalimin e gërryerjes.”
Alarmi për fenomenin e eurozionit dhe dëmet që ka shkaktuar në bregdetin shqiptar është ngritur prej vitesh, por masat e marra janë të pakta dhe sipas ekspertëve aspak prefesionale dhe parandaluese./Klan/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...