Mbipopullimi i banesave mbetet një nga problemet sociale më serioze në Shqipëri.
Raporti i funditi i Eurostat ka nxjerr në pah se 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara, duke e renditur vendin tonë të dytin në Europë, pas Malit të Zi për vështirësitë e mëdha në kushtet e banimit dhe në nivelin e jetesës.
Sipas përkufizimit zyrtar, një banesë konsiderohet e mbipopulluar kur nuk plotëson numrin minimal të dhomave të nevojshme për përbërjen familjare. Ky minimum përfshin: një dhomë për familjen, një dhomë për çdo çift, një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç apo një dhomë për çdo dy fëmijë të së njëjtës gjini nga 12 deri në 17 vjeç.
Fenomeni i mbipopullimit të banesave nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri. Në nivel evropian, të dhënat tregojnë se në vitin 2024 rreth 16.9% e popullsisë së Bashkimit Europian jetonte në banesa të mbipopulluara.
Raporti citon se situata mbetet shqetësuese në disa vende të BE-së. Më shumë se 30% e popullsisë në pesë shtete anëtare jeton në kushte mbipopullimi.
Ekspertët paralajmërojnë se mbipopullimi i banesave ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin social të individëve, veçanërisht të fëmijëve, duke e bërë këtë një problem serioz social dhe ekonomik që kërkon vëmendje të shtuar institucionale./euronews.al
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit