Presidenti turk Erdogan premtoi se deri më 7 prill do të ndërtojë një spital në Fier dhe ky premtim i tij u komentua dhe me batuta nga kryeministri Edi Rama.
“Brenda një kohe të shkurtër spitali i Fierit do i ofrojë shërbimet qytetarëve. Mos kini asnjë merak, kemi ndërtuar spitale me nga 1008 dhoma. E di që në 25 prill ju keni zgjedhjet, dhe po ju them se deri më 7 prill do jetë gati.
Po ashtu do kemi themelimin e një universiteti teknik të Stambollit në Tiranë, kjo është një arritje edhe për Shqipërinë pasi kemi 100 studentë shqiptarë në Stamboll”, tha presidenti turk.
Ndërkohë kreu i qeverisë, zoti Rama tha se : Në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara bastet por është një bast shumë i fortë se spitali do të jetë gati për 3 muaj. Ju jam mirënjohës për këtë kohë të çmuar si dhe për gatishmërinë që të jemi së bashku edhe në darkën që më keni ofruar në këtë mjedis kaq të ngrohtë për ne.
Deri më 7 prill ke 3 milionë e gjysmë shqiptar që do të ndjekin çdo ditë ke venë një bast shumë të madh ishalla po e mban./Top Channel/
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...