Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të popullit shqiptar dhe një zë të fortë në mbështetje të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehu mirënjohjen për kontributin e Engel ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
“Sot humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë.
Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe”, shkroi Presidenti.
Ish-kongresmeni Eliot Engel ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Ai përfaqësoi për më shumë se tre dekada shtetin e Nju Jorkut në Kongresin amerikan, duke qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të çështjes shqiptare në SHBA.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër