Në Shqipëri, prodhimi ka pësuar rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit. Statistikat e fundit të INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2024 tregojnë një ulje të ndjeshme në industri, energji dhe trajtimin e mbetjeve.
Në sektorin industrial, shitjet neto ranë me 14.4%, ndërsa prodhimi në volum me 13.7%. Po ashtu, numri i të punësuarve dhe fondi i pagave kanë rënë përkatësisht me 6.5% dhe 1.9%.
Në prodhimin e energjisë, rënia ishte 0.8% në shitje dhe 13.5% në volum, ndërsa punësimi u tkurr me 6%. E vetmja rritje u shënua në fondin e pagave, me 4%.
Ndërkohë, ndërtimi është i vetmi sektor prodhues që vijon rritjen. Në fund të vitit 2024, shitjet u rritën me 2.7%, prodhimi në volum me 1.9% dhe numri i të punësuarve me 1.8%. Ndërkohë, fondi i pagave për këtë sektor u rrit me 16.9%.
Në sektorët e shërbimeve, situata është më pozitive. Tregtia me shumicë dhe pakicë u rrit me 4%, transporti dhe magazinimi me 12.8%, ndërsa baret dhe restorantet shënuan një rritje prej 12.8% në shitje dhe 7.8% në punësim.
Edhe sektori i teknologjisë dhe informacionit u rrit me 8.7% në shitje dhe punësim, ndërsa turizmi dhe agjencitë e udhëtimit panë rritje të punësimit me 12.7% dhe të fondit të pagave me gati 20%.
Me prodhimin në rënie dhe shërbimet në rritje, ekonomia shqiptare po shkon drejt një strukture ku sektori i shërbimeve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm./euronews
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...