Lëkundjet e forta të tërmetit u ndjenë edhe në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillonin punimet disa komisione parlamentare.
Në sallën e byrosë, në Komisionin e ekonomisë po debatohej mbi çështjen e ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kur nisën lëkundjet.
Disa momente shtangieje dhe salla u braktis menjëherë nga deputetët, punonjësit e Kuvendit, gazetarët dhe Garda.
Punonjësit e administratës së Kryesisë së Kuvendit dolën jashtë, ndërkohë që në godinën përballë, atë të Kryeministrisë, qeveria po zhvillonte mbledhjen e radhës.
Në një njoftim për shtyp, Kuvendi i Shqipërisë sqaron se godinës së kryesisë dhe të sallës plenare i janë bërë verifikime dhe nuk është zbuluar asnjë dëm i shkaktuar nga tërmeti.
Agjenda parlamentare do të vazhdojë sipas programit./tch
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...