Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar pamje të Xhamisë së Plumbit, njëra ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkroi se dikur kjo xhami përmbytej çdo vit, ndërsa sot pas restaurimit të thellë, sipas kryeministrit, nuk cenohet më prej reshjeve intensive.
“Xhamia e Plumbit, një ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, e cila dikur përmbytej çdo vit, sot pas restaurimit të thellë e rikualifikimit urban të territorit të saj, nuk cënohet më prej reshjeve intensive”, ka shkruar Rama.
“Një ndërhyrje e mbarë që ka rikthyer jo vetëm vlerat historike dhe arkitekturore, por edhe jetën shpirtërore e vizitorët në këtë vend të shenjtë të Shkodrës”, tha Rama./Arbresh.info
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...