Fshati piktoresk i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.
Ky status i ri përfaqëson një vlerësim të veçantë për peizazhin unik të Linit, ku ndërthuren në mënyrë harmonike trashëgimia kulturore dhe ajo natyrore. Fshati ruan strukturën tradicionale urbanistike me rrugica karakteristike prej kalldrëmi, ndërsa arkitektura vernakulare pasqyron teknika ndërtimi dhe materiale vendase, të përshtatura mjeshtërisht me klimën dhe resurset lokale.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur ‘Ansambël Arkitektonik Urban’, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Shpallja e Linit si pjesë e Trashëgimisë Botërore përbën një tjetër njohje ndërkombëtare për vlerat historike, arkitektonike dhe natyrore të zonës së Pogradecit.
Lini mbetet një nga destinacionet më piktoreske të Shqipërisë, që dëshmon lidhjen e ngushtë mes njeriut, traditës dhe natyrës në brigjet e liqenit më të vjetër të Evropës.
Vitinha: Lojtari që më ka frymëzuar më shumë është Iniesta
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Kjo është top-pesëshja e kandidatëve më të votuar nga secila...
Mbi 26% e votave të numëruara, 10 më të votuarit në LVV
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë Kosovës, policia je...
Ukraina mohon sulmin me dron në rezidencën e Putinit