Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se vendi do të mirëpresë Kampionatin Europian të Snooker 2025, i cili do të zhvillohet në qytetin e Durrësit, nën kujdesin e European Billiard & Snooker Association (EBSA) dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 38 shtete të Europës, të cilët do të garojnë për dy javë me radhë në disiplina të ndryshme
“Shqipëria mirëpret Kampionatin Europian të Snooker 2025 në Durrës, nën kujdesin e European Billiard & Snooker Association (EBSA) dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit, ku mbi 400 sportistë nga 38 vende europiane do të garojnë për dy javë radhazi në disiplinat 6 Red, Disability, Women dhe Men Teams. Ky kampionat shënon një tjetër moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion i sportit europian dhe për forcimin e rolit të vendit tonë në organizimin e aktiviteteve të nivelit ndërkombëtar”, shkroi Rama./Arbresh.info
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...