Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një video në “Facebook”, ka publikuar pamjet nga rruga e re Peshkëpi-Selenicë, pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës. Aksi i ri 105 km, njohur me emrin “Rruga e lumit të Vlorës” mundëson një udhëtim komod dhe panoramik.
Gjatë gjithë rrugës të shoqëron peizazhi i bukur, kodrinor-malor dhe kjo duket qartë edhe në pamjet që ka publikuar kryeministri Rama. Segmenti i fundit është terren malor, ndaj sugjerohet kujdes në lëvizje. Edhe pse rruga është e aksesueshme ende vazhdojnë punimet sidomos për sistemin e skarpateve nga Ura e Laskos deri në Qeparo. Rruga e lumit të Vlorës ka kushtuar 10.490 mld lekë dhe punimet kanë zgjatur afro 3 vite.
Ndërkohë për të shkuar në plazhet e jugut, Borsh dhe Qeparo tashmë nuk është e nevojshme të përshkoni kthesat e mundimshme të Llogorasë. Tashmë nga bypass i Vlorës e deri në Qeparo, përshkohet për një orë e 20 minuta. /arbresh.info/
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...