Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019 në Shqipëri.
Lajmin e dha sot në rrjetet sociale kryeministri shqiptar, Edi Rama, sipas tij cilit për fëmijën e parë, bonusi është 40 mijë lekë, për fëmijën e dytë është 80 mijë lekë dhe për fëmijën e tretë është 120 mijë lekë.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Shqipëria do të japë para çdo muaj nga momenti i lindjes së bebes e deri sa të bëhet 5 vjeç.
A2CNN shkruan se për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, për të dytin 7 mijë lekë në muaj apo 84 mijë lekë në vit dhe për të tretin 10 mijë lekë në muaj po 120 mijë lekë në vit.
Moti nesër me vranësira dhe riga shiu
Liga Saudite e Futbollit reagon pas kërcënimit të Cristiano ...
Vazhdon moti i keq në Gjermani, aeroporti i Berlinit mbyllet...
Ushtarët amerikanë të KFOR-it zhvillojnë trajnim të speciali...
Erdogan: Turqia po bën çmos për të parandaluar konfliktin SH...
Liverpooli mund ta shkëmbejë Mac Allisterin me yllin e mesfu...