Një ditë më parë ka ndërruar jetë në pediatrinë e QSUT-së në kryeqytet, një foshnjë 4-muajshe.
Policia ka bërë të ditur se lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa nëna, shtetasja 36-vjeçare V. Z., në kushte të vështira psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.
“Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira