Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm po e kalon në një takim me gazetarët ku ka folur për herë të parë në lidhje me qeverinë e re, emrat e rinj dhe figurat që mungojnë.
Pyetur se pse u la jashtë kabinetit të ri qeveritar Saimir Tahiri, i çmuar prej Ramës për suksesin e arritur në detyrën e tij, por edhe në Tiranë gjatë fushatës zgjedhore, ka dhënë këtë përgjigje:
“Qeveria nuk është si skuadra kombëtare e futbollit, që është seleksioni i atyre që do rrinë në fushë dhe të tjerët do rrinë në stol.
Ne kemi nevojë shumë të madhe, ka shumë nevojë qeveria për një grup jo thjesht të fortë në Kuvend, por kemi shumë nevojë edhe në parti duhet të kemi disa kapacitete shumë te mira që të vazhdojnë punën.
“Unë besoj shumë që e gjitha është si puna e një trupi të tërë”- tha ai.
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti