Kryeministria ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Shkodër.
Në një njoftim për median zyra e kryeministrit thotë se vizita në Shkodër është e shpikur nga PD-ja.
“Kryeministri nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën sot dhe vizita e tij e supozuar, është shpikur nga Partia Demokratike për të nxitur një tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë e saj. Sot kryeministri është në Vlorë për të marrë pjesë në takimin e planifikuar me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në Vlore, ku nëna e tij, Aneta Rama, do të nderohet nga Urdhri i Stomatologeve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë./tch
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira