Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë qëndruar ulur gjatë intonimit të himeve të dyja vendeve.
Por, bazuar në ceremonialin zyrtarë të republikës, në Kapitullin III ku janë të parapara Simbolet e Republikës, gjatë intonimit të himnit të gjithë duhet të jenë në këmbë.
“Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar repartet ushtarake mbajnë drejtqëndrim ose sipas rastit për nder armë. Ushtarakët e veçantë nderojnë ushtarakisht të drejtuar nga flamuri, kurse autoritetet civile dhe të gjithë sa janë prezent ngrihen në këmbë dhe mbajnë drejtqëndrim. Nuk është e ndaluar që gjatë gjithë kohës së interpretimit të vendoset dora e djathtë në zemër, si shenjë e një nderimi më të veçantë për himnin dhe flamurin”, thuhet në dokument.
Vizita zyrtare e një presidenti ose kryeministri të huaj shoqërohet me ekzekutimin e himneve kombëtare të të dy vendeve. Himni shqiptar interpretohet pas himnit mik.
Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur me kërkesë të ndonjërës palë, por deri më tani nuk ka ndonjë qëndrim në lidhje me këtë ndryshim protojkollar./arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...